Vendosni fjalën kyçe....

Studentët i ka poshtë zyrës, Rama: Pa dialog s’ka plotësim kërkesash


Teksa studentët janë të vendosur të mos negociojnë me kryeministrin, ky i fundit ka deklaruar sërish se i mbështet  8 pikat e tyre por duhet dialog.

“Sonte në OPINION dhe në ERTV Live natyrisht, për të vijuar të përsëris qoftë që PO, i mbështes 8 PIKAT e dua që t’i përmbushim sa më parë dhe qoftë që pa Dialog s’ka mundësi të kalohet nga kërkesat në distancë, në realizimin e tyre. ABC e demokracisë nuk zhbëhet dot me protesta”, shprehet Rama.

Mijëra studentë janë ende poshtë zyrës së kryeministrit  mbledhur para Kryeministrisë. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre ndërsa theksojnë me forcë se nuk kanë ndërmend të largohen dhe as të ulen në bisedime me kreun e qeverisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *