Vendosni fjalën kyçe....

Studentët i shkojnë Ramës poshtë zyrës dhe i çojnë mesazh të qartë: S’ka bisedime!


Mijëra studentë janë mbledhur para Kryeministrisë. Ata kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre ndërsa theksojnë me forcë se nuk kanë ndërmend të largohen dhe as të ulen në bisedime me kreun e qeverisë.

Mëngjesin e sotëm siç e kishin njoftuar mijëra studentë nga Universitetet e Tiranës dhe ato të qyteteve të tjera, u mblodhën para Kuvendit ku bënë thirrje për plotësimin e kërkesave.

Nga brenda Kuvendit, 8 deputetët e opozitës kërkuan plotësimin e 2 amendamenteve të propozuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim, që sipas tyre u jep zgjidhje problemeve kërkesave të studentëve, por propozimi u hodh poshtë.

Në një fjalim të gjatë, kryeministri Rama tha se ishte i gatshëm që t’i plotësonte kërkesat e studentëve, por pasi ata të uleshin në bisedime me të. Por studentët e mbledhur jashtë Kuvendit e hodhën poshtë ftesën e tij duke vijuar të thërrasin se nuk do bisedojnë dhe as dialogojnë me kreun e qeverisë.

Pas largimit nga Kuvendit, kreu i qeverisë bëri 3 postime në faqen e tij në “Twitter”, ku u kërkon studentëve që të ulen në bisedime për plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë ndryshe nga ditët e tjera, ku kanë protestuar të shpërndarë në dy pika, studentët e zhvendosën protestën e tyre para Kryeministrisë, ku qëndrojnë të bashkuar dhe deklarojnë se nuk kanë ndërmend të largohen nga aty pa plotësimin e të gjitha kërkesave që kanë shtruar. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *