Në seancën e sotme plenare në Kuvend, po marrin pjesë edhe përfaqësues të opozitës.
Mësohet se janë 4 deputetë të Partisë Demokratike dhe 4 deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që kanë thyer bojkotin pas 5 muajsh.
Nga PD mësohet se janë të pranishëm në seancën plenare: Luçiano Boçi, Valentina Duka, (dy pedagogë) Izmira Ulqinaku, Ervin Salianji (2 te rinj).
Nga LSI janë, Petrit Vasili, Luan Rama, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi. Deputetët e opozitës do të mbështesin dy amendamentet e propozuara nga LSI për t’i dhënë zgjidhje 8 kërkesave të studentëve.