Për pak minuta ka patur tensione në Kuvend, ku deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë për të mos lejuar kryeministrin Edi Rama të mbajë fjalën. Madje Ervin Salianji u afrua ta ndalonte, por para i dolën truprojat.
“Ka të drejtë të flasë, secili ka të drejtë të flasë. Të flasë për procedurë”, thoshte kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, i cili më pas i bën thirrje deputetit demokrat Ervin Salianji të ulet. “Salianji ulu poshtë. Mos ta përsëris”.
Situata nuk vazhdoi shumë dhe Salianji u largua nga foltorja dhe deputetët e tjerë të opozitës u ulën dhe Rama mori fjalën. Truprojat më pas u larguan nga Rama.
“Adashi im nga mbiemri Luan Rama, tha që studentët kanë të drejtë të na nxjerrin të gjithëve jashtë, ndërkohë ju ju kanë nxjerrur jashtë.”, tha Rama.