Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Rama po vazhdon punën e lënë në mes nga Shullazi


Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa  e ka cilësuar mbledhjen me rekorët dhe dekanët e universitetit si një punë që duhet përunduar nga puna e lënë përgjysëm nga Shullazi.

Sipas Zhupës, Rama po ofendon dhe shantazhon studentët madje dhe po tenton për ti korruptuar ata për të shkuar në dialog.

Postimi i plotë:

Gjithkush është habitur pse Rama nga njëra anë thotë se kërkesat ishin të thjeshta e nga ana tjetër thotë se ai do i plotësoj vetëm pasi të ketë dialog, e se do bëj më shumë se aq!

Dialog me studentet për çfarë?! Çfarë kërkon më shumë kryeministri që të marrë prej studentëve? Sot ishte e qartë. Duhet të përfundojë punën që la në mes Shullazi, të verë nën kontroll universitet. Prandaj ka 9 ditë që bën cirk për gjoja dialog. I ofendon, i shantazhon, edhe kërkon dhe ti korruptojë studentët për dialogun. Madje kënaqet teksa i ka lënë në rruge, në mes të të ftohtit kur duhet të ishin auditore vetëm për të çuar deri në fund planin e tij, të kapjes së universiteti.

Gjithçka për xhepin dhe karrigen asgjë për qytetarët dhe studentët është qeverisja 5 vjeçare e Ramës. Këtë ata e dinë më së miri prandaj refuzojnë dialogun e kërkojnë atë që u takon.

Ligji i arsimit të lartë duhet anulluar, kërkesat e studentëve duhen plotesuar!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *