Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Tiranë


Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në lagjen “28 Nëntori”. 

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se këmbësori ende nuk është identifikuar, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën “28 nëntori” mjeti me targë TR9313M ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor ende të paidentifikuar.

Me drejtuesen e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *