Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë, ku është diskutuar për këshillin Kombëtar që do të zhvillohet ditën e nesërme.
Basha tha para gazetarëve se jashtë Këshillit Kombëtar, do të mbeten ish-deputetët e PD-së, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Majlinda Bregu dhe Genc Ruli.
Sipas tij mospërfshirja e tyre në listë lidhet me faktin se ata janë vetëdeklaruar jashtë PD-së.