Vendosni fjalën kyçe....

Kaluan natën nën shi, studentët sot sërish në protestë: Bashkohuni me ne!


Pasi kaluan gjithë natën përballë godinës së Kryeministrisë, nën shi, studentët sot përsëri do të mblidhen të protestojnë.

Si zakonisht rreth orës 08:30 – 09:30 do të nisë grumbullimi nëpër fakultete dhe më pas do të bëhet nisja drejt Kryeministrisë.

Në njoftimin e  publikuar, bëhet thirrje që protesta të vijojë e paqtë dhe të mos përshkallëzohet në asnjë moment, deri në një vendim të dytë. Ata u bëjnë thirrje të gjithëve që t’u bashkohen.

Dy ditë më parë protesta u zhvillua në dy sheshe: përpara Ministrisë së Arsimit dhe përpara Kryeministrisë. Kjo ndarje e studentëve solli interpretime në media sikur studentët ishin të përçarë, mirëpo të enjten të gjithë u bashkuan për të protestuar përpara godinës së Kuvendit dhe më pas marshuan sëbashku drejt Kryeministrisë.

Teksa studentët thërrasnin dje jashtë Kuvendit, u është hequr energjia elektrike duke shkaktuar vështirësi në dëgjimin e fjalëve që ata thonin. Megjithatë studentët thërrisnin se do gjenin mënyra të tjera që zëri i tyre të dëgjohej deri në fund.

Po ashtu dje  studentët nuk kanë dashur të japin intervistë për “Top Channel” pasi sipas tyre nuk i ka mbështur kjo media në protestë. Mbit ë gjitha pas mbrëmjes në emisionin “Top Show” ku përballë Ramës u vendosën student të FRESH-it.

Me thirrjet “ ik, ik, ik”, operatorja dhe gazetarja e këtij televizioni janë larguar nga protesta e studentëve.

Gjatë mbrëmjes, është zhvilluar një tjetër incident mes tyre dhe policisë.

Shkak i këtij incidenti është janë bërë drutë, në të cilat u sollën nga studentët për t’u ngrohur.  Pas këtij momenti, studentët janë përplasur me policinë.

Sakaq sot një pjesë e studentëve kanë gdhirë përpara Kryeministrisë, ku kanë kaluar tërë natën pavarësisht se binte shi dhe bënte ftohtë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *