Vendosni fjalën kyçe....

KFOR forcon prezencën në Mitrovicën Veriore


Derisa në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë votohej për projektligjet mbi transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës, prania e forcave të KFOR-it në Mitrovicën Veriore është rritur.

Forcat e KFOR-it janë vendosur në urën në lumin Ibër, që ndan qytetin e Mitrovicës në pjesën veriore me shumicë serbe dhe atë jugore shqiptare. Në pjesën veriore të Mitrovicës janë vendosur flamuj serbë që nga mëngjesi, ndërsa flamuri amerikan valëvitet në pjesën jugore.

Është njoftuar se studentët serbë përpara zyrës së UNMIK-ut dhe EULEX-it në Mitrovicën Veriore do të kryejnë performancë të re pikërisht, simbolikisht sipas Rezolutës 1244 të OKB-së për Kosovën.

Kujtojmë se në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës me një shumicë absolute miratoi tre projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri, respektivisht projektligjin për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes, projektligjin për transformimin e FSK-së në ushtri, si dhe projektligjin për shërbim në FSK.

Votimi i projektligjeve të sotme pritet të dekretohet nga presidenti Thaçi, pas së cilës Kosova zyrtarisht bëhet me ushtri.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *