Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri i Maqedonisë kundër ushtrisë së Kosovës


Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev vlerëson se Kosova po e formon ushtrinë në kohën e gabuar. Zaev qëndron në një vijë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg i cili gjithashtu ka deklaruar se nuk është koha që Kosova të formojë ushtrinë e vet, shkruan Alsat-M.

Por kryeministri shkon edhe një hap më larg duke shtuar se duhet shqyrtuar edhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për taksën prej 100 përqind me Serbinë dhe Bosnjën.

“Unë e di se edhe qëndrimi i NATO-s është ai. Nuk është koha. Nuk na duhen tensione të reja. Të mos harrojmë, se Ballkani nuk ka për qëllim që edhe një herë të jetë një fuqi baruti. Apeloj që edhe masat tjera, që janë ekzistuese në pjesën e doganave të ryshqyrtohen, të bëjmë prapa dhe ti respektojmë organizatat ndërkombëtare -tha Zaev.

Për dallim nga kryeministri Zaev, partneri shqiptarë  i koalicionit qeveritar uroi formimin e ushtrisë. Nëpërmjet një letre, kreu i BDI-së Ali Ahmeti thotë se formimi i ushtrisë do të ndihmojë në stabilizimit të rajonit. Aleanca për Shqiptarët reagoi ashpër ndaj deklaratës së Zaevit, duke theksuar se Kosovën pa ushtri e dëshiron vetëm Serbia dhe Rusia, ndërsa kërkoi që ta tërheqë deklaratën e tij dhe t’i urojë Kosovës formimin e ushtrisë së saj. Serbia nga ana tjetër, pas transformimit të FSK-së në ushtri, kërkoi mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit në OKB. Nga Qeveria Serbe thonë se veprimi i Kosovës paraqet një shqetësim të madh dhe se Prishtina po shkel mbi marrëveshjet ndërkombëtare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *