Vendosni fjalën kyçe....

Mësuesi që ndërtoi vetë shkollën në Skrapar mes studentësh: Vetting dhe për mësuesit! (VIDEO)


Pak muaj më parë, Donald Dervishi u bë i njohur për publikun kur ndërtoi së bashku me kolegun e tij Borsion Spaho, një shkollë fillore në një fshat të Skraparit.

Ditën e dhjeshme ai u vendos përpara godinës së Kryeministrisë së bashku em studentët, ndaj të cilëve shprehu mbështetjen e tij si mësues.

Në një lidhje me emisionin “360 Gradë” në Ora News, mësuesi bëri thirrje për vetting në sistemin arsimor.

“Do të doja të isha aty, por mirë jam këtu me studentët. Unë jam solidarizuar me studentët dhe jam ndjerë i prekur që në fillim. Këto 8 pika janë të realizueshme dhe të domosdoshme. Kam kaluar vet në kalvarin e të gjitha hijeve që bëjnë pedagogë të ndryshëm që abuzojnë me studentët. Unë mbaj këtë pankartën, vettingu të fillojë nga unë. Ftoj edhe të gjithë mësuesit të bëjnë të njëjtën gjë. Vettingu duhet të bëhet edhe në sistemin parauniversitar. Plaga universitare vazhdon me rininë. Dëgjova ministren që reforma në arsimin parauniversitar është realizuar. Nuk ka ndodhur. Kurrikulat e kopjuara po largojnë mësuesin nga nxënësit.”, janë fjalët e Dervishit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *