Vendosni fjalën kyçe....

Rama, “kazani”, studentët dhe propaganda


Nga Hysni Gurra

Rama nuk është km im, por ama është i shumicës ku jetoj unë! Kështu që një pikë apo disa pika shiu në oqean nuk e bëjnë oqeanin të ëmbël.
Ama ai një gjë e ka të saktë kur u thotë kolegëve të vet të “kazanit” që unë nuk u shikoj dhe nuk u dëgjoj fare ju, shoh Netflix.
Jep edhe argumentin se ç’t’u dëgjoj, keni 20 e kusur vite thoni të njëjtat gjëra. Shani oligarkët dhe rrogën e merrni nga oligarkët, kjo e nënkuptuar.
Sot teknologjia u ka dhënë mundësi njerëzve të bëjnë zgjedhje shumë më rracionale për mënyrën se si ta shpenzojnë kohën.
Km ka kanalin e tij “ertv” edhe politikanë të tjerë po ashtu. Fansat e tyre p.sh kanë ku e gjejnë atë kur i duhet, dhe fansi nuk mërzitet edhe 24/24 të ndjekë “x” apo “y” që pëlqen. Për një kategori që bën sikur nuk do me e pa më sy, ka zgjidhje. Netflix, një dokumentar “explorer”, një libër apo thjesht edhe gjumë.
Mirëpo jo, aty i mbajnë sytë, sa në ertv sa në kronikat e lajmeve, sa në emisionet ku ai është i pranishëm. Ai e di këtë, ai e di që ky popull nuk ka të ngopur me propagandë. Me ertv thjesht ka rritur ofertën në bazë të kërkesës, sepse kronikat e lajmeve vetë i prodhon, në emision është vetë, në fb, Twitter, Instagram po vetë. Pra, ai vetëm falë segmentimit të duhur të tregut të propagandës, ka 5 vitë që rrit paga, punëson njerëz, ndërton spitale, shkolla, rrugë, ura, bën bamirësi në 3D dhe i shet. Kanë 9 ditë studentët rrugëve të kryeqytetit, po të shohësh mbështetja, ose të paktën të gjithë u japin të drejtë, atje me ta s’del askush. Pse nuk dalin? Nuk dalin sepse janë bërë obezë nga propaganda e km.
Ndikimi i propagandës te njeriu është i njëjtë me ndikimin e djallit te besimtari. Mendon se po merresh ti me djallin, të duket se je aq besimtar sa ia di hilet dhe nuk mund të të ndikoje, kur në fakt këto mendime që faniten janë vetë djalli, kur të qarkullojnë keto mendime në kokë djalli të ka marrë në mos 100% , 80% po, nën kontroll.

Vini re: Titulli është reaksional


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *