Vendosni fjalën kyçe....

Socialistët në fushatë, i lënë stafetën njëri-tjetrit për ftesat ndaj studentëve


Qeveria dhe mazhoranca po bëjnë çmos që t’i ulin studentët në tryezën e bisedimeve.

Më aktivi në këtë fushatë është kryeministri Rama që prej disa ditësh i përdor të gjitha rrjetet sociale dhe daljet e tij në media për të ulur studentët në bisedime.

Edhe ditën e sotme ai ka postuar një foto në Instagram ku shkruan se do i plotësojë kërkesat pasi studentët të ulen të dialogojnë.

Pas kryeministrit Rama, stafetën e mori kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Balla, i cili ka postuar foton e kreut të qeverisë në faqen e tij në “Facebook” dhe u bën thirrje studentëve që të marrin pjesë nesër në seancën parlamentare që do mblidhet në rast se studentët pranojnë të ulen në bisedime me kryeministrin Rama dhe më pas të kthehen në shtëpi me suksesin e protestës së tyre.

“PO! Parlamenti mund te mblidhet neser me Kryeministrin dhe studentet, te cilet eshte koha te ulen e te mbyllin Paktin per Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj qe studentet ta bejne kete pa humbur kohe dhe te kthehen ne shtepi me suksesin e protestes se tyre.” – shkruan Balla në “Facebook”.

Më herët, kreu i Kuvendit, Ruçi, komentoi protestën e studentëve duke u kërkuar të ulin tarifat në mënyrë që t’u garantojnë arsimim studentëve me të ardhura të pakta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *