Vendosni fjalën kyçe....

Studentët s’tunden nga Kryeministria, refuzojnë Ramën: S’na përçan dot! Plotëso kërkesat ose protestë kombëtare


Studentët vijojnë protestën e tyre para Kryeministrisë në ditën e dhjetë të saj. Ata janë mbledhur që mëngjesin e sotëm ndërsa shumë prej tyre kanë qëndruar mbrëmjen e djeshme gjithë natën poshtë zyrës së Ramës.

Pavarësisht ftesave të përditshme të kreut të qeverisë dhe deputetëve socialistë për bisedime, ata i kanë refuzuar të gjitha duke thënë se nuk kanë ndërmend të ulen të bisedojnë për sa kohë nuk janë plotësuar 8 pikat e kërkesës që kanë parashtruar prej ditësh.

Studentët i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që të mbledhë Kuvendin në seancë të jashtëzakonshme nesër dhe të plotësojë kërkesat e tyre në të kundërt thonë se do bëjnë protestë mbarëkombëtare. Studentët kanë theksuar gjithashtu se Rama nuk do arrijë t’i përçajë dot.

“Thërrisni deputetët. Të flitet aty për ne. Jemi të vendosur, nuk na përçan dot. Nëse deri në orën 16:00 nuk thërrisni parlamentin, në shesh nuk do janë vetëm studentët. Do bëjmë protestë kombëtare”, thërrasin studentët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *