Studentët janë duke vazhduar protestën në ditën e tyre të 10 ku janë vendosur përpara kryeministrisë dhe vazhdojnë të insistojnë në përmbushjen e kërkesave të tyre drejtuar qeverisë.
Përsëri ata ditën e sotme janë përplasur me policinë, pasi uniformat blu nuk i lejojnë që të marrin dru për ngrohje pasi disa prej studentëve kanë vendosur që të qëndrojnë përgjatë natës poshtë zyrës së kryeministrit.