Vendosni fjalën kyçe....

Të rinjtë sfidojnë shiun, nisen në këmbë nga Miloti drejt Tiranës (FOTO)


 

Moti i ftohtë dhe me reshje nuk i ka ndaluar disa të rinj të nisën më këmbë që nga Miloti drejt Tiranës.

Të rinj nga Shkodra, Mirdita, Lezha e Kurbini janë nisur me autobusë për të protestuar në kryeqytet përpara godinës së Kryeministrisë, mirëpo një grup janë ndalur dhe janë nisur me këmbë nga kryqëzimi i Milotit.

Me një parrullë në dorë, ku lexohet “Për Demokraci”, studentët janë nisur në një marshim që pritet të zgjasë mbi 8 orë pasi do të përshkruajnë në këmbë mbi 40 kilometra.

Ndërkohë studentët që po protestojnë në kryeqytet, kanë paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se kur nuk i ndaloi shiu i mbrëmshëm që i kapi të papërgatitur, nuk do ndalen përpara asgjëje.

“Në momentin kur ikën mediat, banorët që vinin me çanta këtu për të na sjellë ushqim u kontrollonin çantat, nëse kishin dru me vete apo jo. Shkuam për të marrë dru dhe na ndaluan. Zjarr nuk kishte. E kaluam me shi, të ftohtë, pa zjarr.Derisa shiu nuk na ndaloi mbrëmë që na gjeti të papërgatitur, sot që do marrim masa nuk do na ndalojë deri në plotësimin e 8 kërkesave”, tha një studente për mediat.

“S’na ndal shiu, s’na ndal bora”, po bërtasin ata në kor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *