Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me deklaratat e tij të mbrëmshme që studentët “le të rrinë 10 vjet aty”, përpara Kryeminsitrisë.
Vasili bën thirrje që Rama të lidhet, duke e quajtur atë “të çmendur”. Më tej Vasili e kritikon Ramën duke thënë se për drogën e firmat offshore që marrin miliona euro brenda ditës Rama nuk paska dijeni, por për studentët po.
“Lidheni perroin psiqik Edi Ramen,thote: le te rrine 10 vjet studentet aty.
Lidheni Ramen,kete te cmendur,kete perrua psiqik.
Ky qe ben gjoja si budalla dhe nuk ka informacion as per drogen, as per kriminelet,as per firmat of shore qe rruajne 30 milion euro brenda dites paska informacion per studentet qe rrine ne te ftohte ne ere dhe ne shi se na qenkan te partive.
Mbylljani gojen qe i vjen ere ketij shpifurine politike se qelbi dynjane.
Miq.Megjithate lexojini vete me poshte felliqsirat qe nxjerr ky kryeminister nga goja dhe gjykimin po jua le juve”, shkruan Vasili, i cili e ka shoqëruar reagimine tij me disa fraza të diskutimit të mbrëmshëm të Ramës me gazetarin Blendi Fevziu.
Kryeministri Rama theksoi se nuk do plotësojë asnjë kërkesë nëse studentët nuk pranojnë të dialogojnë me të.
Duke i kujtuar që studentët protestojnë prej 9 ditësh, madje duke qëndruar edhe gjatë natës përpara kryeministrisë, Rama tha se ata që janë atje tek zjarret mund të rrinë aty dhe 10 vite.
“Ata që janë tani tek zjarri le të rrinë atje 10 vjet”, u shpreh Rama.
Pas kësaj deklarate ka ndërhyrë gazetari Blendi Fevizu i cili u drejtua kryeministrit: “si mund ta thuash këtë se ke qenë edhe pedagog?”.
Në përgjigjen e tij, Rama u shpreh se ata “janë të financuar me batanije, me zjarre, janë të dërguar nga partitë politike. Unë flas për ata që s’janë atje”.