Thethi është izoluar nga bora e cila që prej një jave po bie në këto zona malore të veriut të vendit.
Gjatë gjithë javës prej reshjeve të borës dhe ngricave, aksi ka qenë i vështirë i kalueshëm, ndërsa sot atje nuk mund të kalohet me asnjë mjet.
Aktualisht të pakalueshme janë akset nga Boga në Theth, nga Fushë Okoli në Bogë dhe deri nga Rranxa në Theth.
Banorët e zonës kanë mbetur të bllokuar dhe afro 350 biznese që funksionojnë si bujtina i është paralizuar aktiviteti.
Ata apelojnë për vëmendje pasi prej shumë vitesh kalojnë dimrin në izolim të plotë dhe me mungesa të mëdha të energjisë elektrike.