Vendosni fjalën kyçe....

Vjedhja e dyqanit, arrestohet një prej grabitësit e dyshuar


Në prangat e policisës së Vlorës ka rënë një prej grabitsit të dyqanit të celularëve.  Sipas të dhënave të para, mësohet se grabitësit kanë arriur të marrin 12 telefonë celular e më pas janë larguar.

Pas lajmit, policia është vënë në ndjekje të 3 autorëve ku ka arritur të vërë në pranga njërin prej tyre. Mësohet se i grabitësi i kapur është një minoren, ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e 2 autorëve të tjerë.

Njoftimi i policisë:

 

Rreth orës 18:15, në lagjen “Pavarësia 2” pranë pallatit tëAleksandrisë, në një dyqan celularësh janë futur 3 persona të cilët kanë marrë disa aparatë telefonikë celularë.

Policia ka kapur dhe shoqëruar njërin nga autorët i cili është shtetas minoren.

Po punohet për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *