Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç mbledh Këshillin e Sigurimit


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Serbia ka kërkuar mbledhje emergjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për shkak të vendimit të parlamentit të Kosovës për themelimin e ushtrisë.

Pasi kishte qëndruar që nga mbrëmë në afërsi të kufirit me Kosovën për të vizituar trupat e tij, ai e cilësoi të premten mbrëma vendim të paligjshëm votimin në parlamentin e Kosovës dhe në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa kritikoi ashpër Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar e Gjermaninë për mbështetjen ndaj themelimit të ushtrisë së Kosovës.

Ai tha se diplomatët e huaj thonë se Kosova është sovrane dhe ka të drejtë, por tha ai, edhe në bazë të kushtetutës së atij “shteti” vendimi është i paligjshëm.

Ai tha se kjo është në kundërshtim me frymën e bisedimeve dhe shqiptarët dhe ata që e kanë mbështetur këtë vendim, e kanë rrezikuar paqen dhe sigurinë në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimorë dhe për këtë arsye Serbia ka këkruar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shkruan Zëri i Amerikës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *