Kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar u shpreh se situata në vend nuk është aspak mirë. Sipas tij në këtë vend politika, biznesi, media dhe krimi janë shkrirë në një.
“Rinia duket se është në lartësinë e kohës. Shqipërisa e sotme ashtu si Shqipëria e para 30 viteve është ende një vit i prapamendur, edhe nga pikëpamja shoqërore. Vitet e fundit po vuan nga krimi, korrupsioni. Korrupsioni nuk lindi në këto 5 vitet e fundit por më këtë qeveri të gjitha këto janë ngritur në sistem. Sot politika, biznesi, media dhe krimi janë shkrirë në një.
Kjo rini kërkon një politikë që të punojë për ta. Miliarda euro borxh ka parrë PS që kur ka ardhur në pushtet dhe kanë përfunduuar në xhepat e tyre. Ky grup krimiaal politik mediatik kërkon të kontrollojë në të gjithë politikën në vend” , u shpreh Basha.