E pamundur por e vërtetë. 31 emigrantë kanë banuar në një shtëpi në Londër. Për këtë arsye shteti anglez ka dënuar me 250 mijë paund gjobë pronarin e shtëpisë.
31 emigrantë ishin sistemuar në katër dhoma gjumi. Qiramarrësit paguanin 260 paund në muaj për person në pronën që kap vlerën e 500 mijë dollarëve. Ata ishin kryesisht emigrantë nga India.
Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se pronarëve të ndërtesës i ishte dhënë e drejta ta jepnin shtëpinë me qira vetëm për 7 persona.
“Erdhëm këtu pasi ishte qiraja e lirë edhe pse kushtet ishin mjaft të vështira, ndërsa tashmë na është thënë se duhet të largohemi”, shprehet një prej emigrantëve.