Vendosni fjalën kyçe....

Australia njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit


Kryeministri australian Scott Morrison ka konfirmuar se qeveria e tij do të njohë Jerusalemin Perëndimor si kryeqytetin e Izraelit.

Megjithatë, ai u shpreh se Ambasada Australiane nuk do të lëvizë nga Tel Avivi, derisa të arrihet një marrëveshje paqeje.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të diskutueshme midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Presidenti Donald Trump, vitin e kaluar, ndryshoi qëndrimin e politikës së jashtme amerikane pas shumë dekadash duke njohur qytetin e lashtë si kryeqytetin e Izraelit.

Ambasada e SHBA u zhvendos nga Tel Avivi në Jerusalem në maj.

Njoftimi i Morrison vjen pas një periudhe konsultimi me politikanët në Australi dhe aleatët jashtë vendit.

“Australia tashmë njeh Jerusalemin Perëndimor, duke qenë selia e Knesset dhe shumë prej institucioneve të qeverisjes, si kryeqytetin e Izraelit,”-tha ai, duke folur të shtunën për Sydney. “Ne shpresojmë që të lëvizim ambasadën tonë në Jerusalemin Perëndimor kur të jetë e mundur, pas vendosjes së statusit përfundimtar”.

Morrison shtoi se do krijonte një zyrë të mbrojtjes dhe tregtisë në Jerusalemin Perëndimor.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *