Banorët e Astirit nuk i ka ndalur as shiu për të protestuar për mbrojtjen e prishjes së shtëpive të tyre nga projekti i Unazës së Re.
Ndërkohë, kësaj proteste i është bashkuar edhe kreu i demokratëve Lulzim Basha i cili ka bërë thirrje për bashkim nga të gjithë për të protestuar kundrejt qeverisë.
“Sot, banorët e Unazës së Madhe kanë protestuar bashkë me studentët dhe unë u bëj thirrje sot të gjithëve që të dalin masivisht në mbështetje të studentëve. Edi Rama po luan me fatin e tyre. Mos i lini fëmijët tanë vetëm! Bashkohuni me protestën e studentëve”, u shpreh Basha.
“Partia Demokratike i mbështet 8 pikat dhe kërkon realizimin e tyre. Kemi 3 vite që kërkojmë shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë që është burimi i krizës”, shtoi Basha.