Banorët e Astirit sapo kanë mbërritur para Kryeministrisë dhe janë mirëpritur në protestë. Studentët i kanë falenderuar për pjesëmarrjen e tyre në protestë.
“Studentë po vijnë banorët e Astirit ne i falenderojmë për pjesëmarrjen e tyre në protestë. Do të vazhdojmë të protestojmë për të drejtat tona. Duhet të jemi bashkë për fitoren tonë. “, u shpreh një student. “Ju jeni e ardhmja jonë, ju do të sillni ndryshimin. Ne jemi me ju”, u shpreh një nga banorët e Astirit.
Ditën e sotme nuk kemi asnjë reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili ditët e fundit shpeshherë ka kërkuar që të negociojë me studentë por nuk është pranuar nga këta të fundit.
Studentët bashkë me banorët e Astirit kanë kënduar himnin kombëtar si shenjë bashkimi mes studentëve dhe qytetarëve.