Skuadra e Flamurtarit ka fituar sfidën përballë Kamzës në fushën e saj, në një ndeshje të cilën e fituan me shifrat 1-0.
Skuadra e Ilir Dajës ka imponuar një ritëm të lartë duke kërkuar me ngulm zhbllokimin e takimit që në pjesën e parë, por gjtihçka konkretizohet për ta në pjesën e dytë. Në minutën e 67, një goditje e Bushiç në shtyllën e dytë sjell golin e parë dhe të vetëm të takimit, duke i siguruar skuadrës vlonjate një 3-pikësh që e çon në kuotën e 28 pikëve, në vendin e 6, shumë pranë grupit të parë të klasifikimit.
Ndërkohë, në vazhdimësi loja prodhoi edhe momente tensioni, por pa kaluar kufijtë e nervozimit të një ndeshjeje shumë të rëndësishme për vazhdimësinë.