Vendosni fjalën kyçe....

“Fund”, largohet nga Shqipëria mjeku që Rama e quajti sukses rikthimin e tij


Luan Dragusha, mjeku kardiolog që kthimi i tij në vend u propagandua si një sukses i qeverisë Rama, është larguar nga vendi. 

Ai u kthye nga SHBA për të hapur repartin e hemodinamikës në qytetin e tij të lindjes por mesa duket gjërat nuk ka shkuar mirë. 

“Sot ishte dita e fundit në hermodinamikën e Shkodrës! Faleminderit Shkodër…I did my way”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Mjeku Dragusha pasi kreu qindra ndërhyrje të suksesshme në zemer u arrestua për shpçrdorim detyre dhe u la i lirë vetem 3 ditë pas ngjarjes.

Kush është Luan Dragusha?

Dragusha është një mjek i njohur për gjithë banorët e Shkodrës por edhe veriut të vendit, ka kryer 519 ndërhyrje për vendosjen e stendave në zemër për të gjithë pacientët me probleme në zemër.

Edhe pse u arrestua nga policia ajo Ajqë të bie në sy është se në raportin e KLSH-së, emri i Luan Dragushës, nuk figuron mes emrave përgjegjës për shkeljet të cilat pretendohen.

Sipas raportit të KLSH-së, ndaj 13 punonjësve është propozuar masë disiplinore me “vërejtje”, kurse është kërkuar shkarkim për 7 të tjerë.

Në listën 20 personave, për të cilët KLSH ka kërkuar masa disiplinore, nuk përfshihet mjeku kardiolog Luan Dragusha, i arrestuar nga prokuroria për shpërdorim detyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *