Vendosni fjalën kyçe....

Interi kthehet te fitorja, i falet “Panekas” të Icardit


Interi është rikthyer te fitorja në kampionat, duke mposhtur Udinezen me rezultatin minimal 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 16-të.

Një fitore e vuajtur për zikaltrit, të cilët duhet të prisnin plot 75 minuta për të gjetur golin e avantazhit. Skuadrës së Luçiano Spaletit i erdhi në ndihmë edhe VAR-i në përballjen e sotme, teksa pas një prekje të topit me dorë brenda dorës, gjyqtari Abiso u konsultua me teknologjinë dhe akordoi 11-metërsh në favor të vendasve.

Kjo penallti u shndërrua në gol nga kapiteni Ikardi në minutën e 75-të, i cili me një “Panenka”, arriti të mposhtë portierin Muzo.

Me fitoren e sotme, Interi u ngjit në kuotën e 32 pikëve, 6 më shumë se Milani i vendit të 4-t që do të luajë ditën e martë ndaj Bolonjës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *