Protestuesit jelekverdhë janë mbledhur sërish në Paris për një fundjavë të pestë të demonstratave. Mijëra policë ndodhen në terren në rast të ndonjë përleshje të dhunshme.
Lëvizja filloi pesë javë më parë, fillimisht kundër rritjes së taksave të karburantit, por që atëherë është përhapur për të marrë çështje të tjera, duke përfshirë edhe reformat e arsimit. Dhjetra njerëz janë arrestuar këtë të shtunë.
“Herën e fundit, ne ishim këtu për taksat”, tha 28-vjeçari i quajtur Jeremy në agjensinë e lajmeve AFP. “Kjo është për institucionet – ne duam demokraci më të drejtpërdrejtë,” , tha ai më tej.
Burimi: BBC