Vendosni fjalën kyçe....

Kërkuan takim me dekanin Kule por nuk i shkoi, studentët e ekonomikut i bashkohen protestës


Studentët janë sot në ditën e 11-të të protestës para Kryeministrisë, duke theksuar se nuk tërhiqen nga kërkesat e bëra tashme publike, për të cilat kërkojnë vetëm plotësim nga ana e Kryeministrit dhe jo dialog mes palëve.

Studentët e fakultetit të Ekonomisë janë bashkuar masivisht në protestën para Kryeministrisë. Ata kanë kërkuar një mbledhje me dekanin Dhori Kule, por kjo mbledhje nuk është zhvilluar pasi sipas tyre asnjë prej drejtuesve të Fakultetit nuk ka qenë i pranishëm. Më pas ata kanë braktisur fakultetin dhe janë bashkuar me studentët e tjerë në Kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *