Nga policia kufitare në aeroportin “Nënë Tereza” është arrestuar një shtetas kinez pasi u kap me një shumë të madhe parash.
43-vjeçari me iniciale J.L. nuk kishte deklaruar në kufi 80 mijë Euro, 76 mijë Lekë dhe 2900 jen kinez. Këtë shumë parash të madhe parash kinezi i kishte fshehur në trup. Shuma e konsiderueshme e parave nuk ishin deklaruar dhe tentoi t’i kalonte fshehurazi në kufi.
Gjithashtu, në bagazhe kishte fshehur edhe 9 steka cigaresh pa pullë fiskale. Ai u arrestua për veprën penale kontrabandë me mallra që paguhet akcizë dhe mosdeklarim në kufi të të hollave apo sendeve me vlerë.