Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Lushnja: Hapja e negociatave me BE-në garanton arsim dhe drejtësi të barabartë për të gjithë


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi theksoi nga Lushnja se vetëm hapja e negociatave mund të sigurojë që në Shqipëri të funksionojë, drejtësia, ekonomia dhe shëndetsia e barabartë për të gjithë.

Kryemadhi u shpreh se hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, për të cilat tha se ky është dhe objektivi kryesor, pasi sipas kryetares së LSI-së hapja e negociatave do tu garantonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një Shqipëri evropiane.

Objektivi kryesor i Shqipërisë sot janë hapja e negociatave për Bashkimin Evropian. Sepse vetëm hapja e negociatave do t’iu garantonte Shqipërisë dhe shqiptarëve një Shqipëri evropiane, një Reformë në Drejtësi të barabartë, një sistem ekonomik të barabartë,  një fuqi të barabartë për të gjithë, një arsim të barabartë për të gjithë, një shëndetësi të barabartë për të gjithë. Hapja e negociatave është objektivi kryesor, sepse pa negociata Edi Rama mund të bëjë si të dojë me shqiptarët dhe me Shqipërinë, ashtu siç ka bërë në këto vite”-deklaroi Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *