Studentët ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar do të vijojnë edhe sot me protestën e tyre para Kryeministrisë. Ata shprehen të vendosur të mos negociojnë me kryeministrin e Edi Rama dhe kërkojnë thjesht plotësimin e 8 kërkesave të tyre.
Ata kanë deklaruar se që nga dita e sotme protesta e tyre do të kthehet në një protestë kombëtare. Po kështui iu kanë bërë thirrje dhe i ftojnë në protestë të gjithë shqiptarët.
Por thirrjes së tyre sot i është bashkuar edhe këngëtari Renis Gjoka i cili shprehet në Instagram: Aty më keni.