Kryeministri, Edi Rama ka ironizuar drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi, për një deklaratë që kjo e fundit bërin teksa foli për banorët e “Unazës së Re”.
“Ai momenti kur Doktorresha i’a kalon Artistit në aritmetikë (se në gramatikë s’ka konkurent)”, shkruan Rama në postin e shpërndarë në rrjetin social “Instagram”.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së LSI-së, e cila shkruan se memet e postuara në rrjet janë bajate dhe që bëjnë të qeshin vetëm oborrin e vet.
Duhet të themi se protesta e studentëve dhe qytetarëve vijon poshtë zyrës së Ramës. Këta të fundit shprehen se nuk do t’i ndalin protestat e tyre.
View this post on Instagram
Ai momenti kur Doktorresha i’a kalon Artistit në aritmetikë (se në gramatikë s’ka konkurent)