Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka bërë thirrje për mbajtjen e referendumit të dytë mbi Brexit.
Blair sot ftoi kryeministren britanike, Theresa May, që të pushojë “së godituri kokën në mur” për shkak të planit për braktisjen e Bashkimit Evropian (BE).
Blair tha se nuk duhet të jetë e vështirë për kryeministren May të thotë se ka bërë gjithçka që ka mundur në negociatat, por se nuk ka mundësi të gjejë zgjidhje që kënaq Parlamentin.
Ai theksoi se atëherë do të ishte e arsyeshme që May t’i thotë popullit britanik që në votim publik “të vendosin çka të bëjmë”.
May deri tani disa herë ka refuzuar thirrjet për një referendum të dytë për Brexit, duke insistuar më atë se vota e popullit nga qershori i vitit 2016 është vendimi definitiv.