Po zhvillohen zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të PD-së. Kryetari Lulzim Basha ka votuar në këto zgjedhje. Ai u shpreh se vendi nuk është në një situtatë të mirë pasi sipas tij krimi, media dhe politika janë bërë një.
“Unë e di që ka prej jush nga ata që mendojnë se PD duhet të orgazojnë protestat për rrëzimin e qeverisë qoftë edhe me dhunë. Është absolutisht detyrimi ynë që t’i prijmë këto protesta atëhërë kur është e mundur, por PD nuk do të vijë kurrë në pushtet me kufoma përveç zgjedhjeve dhe votës së lirë! Demokratët nuk e duan kurrë pushtetin duke ngjallur drama shqiptarët. Ne nuk jemi burravecë që ti përdorim shqiptarët e pafajshëm si mish për top!’”, tha Basha në fjalën e tij.