Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Serbi, humbin jetën 3 persona nga Maqedonia


Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot pas mesnate rreth orës 1:45 minuta në afërsi të Leskovacit në Serbi.

Autobusi me targa të Maqedonisë nga Struga ( Euroturs SU 3325 AC ) ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura dhe për pasojë kanë humbur jetën 3 persona, një burë dhe dy gra, ndërsa 32 persona të tjerë janë shtruar në spital me plagë të ndryshme.

Aksidenti rrugor ka ndodhur në autostradën në drejtim të Nishit ndërsa ishte nisur nga Maqedonia, transmeton portalb.mk.

Në spitalin e Leskovacit janë dërguar 28 persona ndërsa në spitalin e Nishit janë dërguar katër persona që janë në gjendje më të rëndë. Autobusi kishte si destinacion final Vjenën.

Nga autoritetet e Maqedonisë ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar lidhur me rastin. Arsyet e aksidentit ende po hetohen, por sipas rezultateve të para nga hetimi, dyshohet se shoferin e ka zënë gjumi në timon.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *