Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bulevardit të Ri dalin në protestë, kërkojnë dëmshpërblim për banesat që u prishen


Banorët e Bulevardit të Ri, kanë bllokuar rrugën dhe po zhvillojnë protestën e radhës. Banorët e 44 banesave që prisen kanë dalë në zgjatimin e Bulveardit të Ri, dhe kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave të tyre.

Sipas projektit, banesat e tyre prishen nga zgjatimi i Bulevardit të Ri, që përfundon në lumë, por qeveria dhe bashkia kanë deklaruar se nuk kanë ndërmend që t’i dëmshpërblejnë për banesat që u prishen.

Banorët thërrasin se banesat e tyre do i mbrojnë me ç’të munden, pasi nuk kanë asgjë tjetër dhe nuk kanë ndërmend të dalin në rrugë të madhe.

Ata kërkojnë që qeveria të zbatojë të njëjtën formulë si në dy pjesët e tjera të Bulevardit, banorët e të cilave janë dëmshpërblyer për shtëpitë që u janë prishur.

Me ta janë edhe deputetët e Partisë Demokratike që prej shumë ditësh kanë shprehur mbështetjen e tyre për banorët e Bulveardit të Ri, duke i bërë thirrje qeverisë që t’i dëmshpërblejë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *