Vendosni fjalën kyçe....

Basha akuza Ramës e Veliajt, u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Protesta s’ndalen më


Basha ka akuzuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj për projektin e Unazës së Re.

Ai tha se plani urbanistik i Tiranës është manipuluar më qëllim prishjen e banesave të qytetarëve të Tiranës dhe ngritjen aty të pallateve shumëkatëshe ku do pastrohen paratë e krimit të organizuar.

“Këtu tek Unaza e Re është konsumuar krim i tretë i Veliajt e Ramën. Është manipuluar plani urbanistik i Tiranës, për t’i hapur rrugë një skeme kriminale që mbi gërmadhat  apo rrënojat e shtëpive që duan të prishin këtu, do ndërtojnë pallate shumëkatëshe me paratë e krimit të organizuar.” – tha Basha.

Më tej kryedemokrati tha se Rama ka bashkëpunëtore Kryeprokuroren Arta Marku në këtë aferë për grabitjen e qytetarëve ndërsa shtoi se protestat e studentëve dhe qytetarëve nuk do ndalen më.

“Protesta që i ka vënë vulën, është protesta e studentëve. Më kryengritjes e saj rinia shqiptare i ka prishur rehatinë e hajdutëve. Rama siç e shikoni bën lloj lloj karagjozllëqesh, por nuk jep dy përgjigje të thjeshta: Për vjedhjen që është bërë në Unazën e Re si dhe pse nuk plotëson kushtet e studentëve. Ne kemi mbështetur dhe mbështesim fuqimisht protestën e studentëve. E përsëris sot sërish thirrjen ndaj shqiptarëve tu bashkohen rinisë. Edi Rama nuk ka më asnjë lloj besueshmërie. Protestat janë ngritur në të gjithë Shqipërinë dhe nuk do të ndalen më.” – mbylli Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *