Policia belge ka përdorur ujin dhe bombat lotsjellëse gjatë një tubimi kundër samitit për paktin e diskutueshëm të OKB-së për emigracionin që po zhvillohet në Bruksel.
Efektivët u panë duke u përplasur me protestuesit, të cilët hodhën fishekzjarre përpara se të përballeshin me zbatuesit e ligjit.
Tubimi u quajt “Marsi kundër Marrakech-it” në lidhje me qytetin ku marrëveshja u nënshkrua më herët në dhjetor. Ajo u organizua nga partia e krahut të djathtë Vlaams Belang, që ka qenë prej kohësh një kundërshtuese e zëshme e marrëveshjes.
Ndërsa filloi fillimisht në mënyrë paqësore, demonstrata degradoi pasi pjesëmarrësit e tubuar hodhën fishekzjarre dhe shishe teksa marshonin në rrugë.
Marrëveshja e mbështetur nga OKB-ja, që nxit një qasje ndërkombëtare për emigrimin e sigurt dhe të rregullt u miratua zyrtarisht në Marrakech, Marok më parë në dhjetor.
Marrëveshja ndau fuqitë globale, me Austrinë, Hungarinë, SHBA-në, Izraelin dhe disa vende të tjera që kundërshtonin paktin.