Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi fton të rinjtë e LSI-së: Bashkohuni me studentët në protestë


 

Në një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Korçë, kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi, u ka bërë thirrje të gjithëve që të bashkohen me protestën e studentëve.

“Protesta e studentëve është një mësim shumëi mirë për ne. Është një mësim shumë i mirë për të kuptuar se kur jemi të gjithë bashkë nuk na ndalon dot askush, se kur jemi bashkë i japim forcë dhe besim njëri tjetrit, bëjmë diçka në funksion të gjithë shoqërisë.

Protesta e studentëve është një mësim për gjithë klasën politike, prindërit e tyre, se kur shohim diçka të padrejtë të reagojmë. Kur shikojmë si ata braktisin buxhetin e shtetit dhe i fusin në xhepin e  Edi Ramaës që më pas i përdor për të blerë vota për të sjellë në parlament, mashtruesin, trafikantit, prandaj them bashkohuni me studentët, sepse kemi luftuar për të ardhmene  sigurt tuajën, për të ardhmen e Shqipërisë.”, tha kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi u bëri thirrje të rinjve të LRI-së, që të marrin pjesë në protestën e së hënës përpara godinës së Kryeministrisë.

“Studentët janë e ardhmja e Shqipërisë. Nesër të gjithë në protestë para kryeministrisë. Protesta e studentëve, një mësim për politikën. Bashkohuni me studentët.”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *