Vendosni fjalën kyçe....

Luçiano Boçi: Çfarë propozuam për studentët në 2018-ën por Rama bën sot të paditurin


Ditën e sotme, deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai bën më kot rolin e të paditurit lidhur me çështjen e studentëve.

Boçi ka publikuar propozimin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për arsimin gjatë formulimit të buxhetit të vitit 2018.

Në amandamendin e propozuar nga grupi parlamentar i PD sugjerohej që 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto t’i dedikohej Arsimit. Mirëpo një kërkesë e tillë nuk u miratua nga maxhoranca.

“Ja se çfarë i propozonim mazhorancës, në buxhetin e vitit 2018, duke u nisur nga gjendja katastrofale e Arsimit dhe problemet  me tarifat rrjepëse ndaj studentëve në Universitetet publike.

5% e PBB dedikuar Arsimit.

Por Rama e votoi kundër dhe sot bën të paditurin dhe harbutin.”, shkruan Boçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *