Vendosni fjalën kyçe....

Ministri grek sulmon Kotzias-in: Ku i gjen paratë? Jemi në politikë për të larguar ata si puna jote


Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos ka përsëritur kundërshtimin e tij ndaj marrëveshjes së emrit me Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë (FYROM) duke i bërë thirrje Presidentit Prokopis Pavlopulos të thërrasë Këshillin e Liderëve Politik dhe ta hedhë poshtë, nëse marrëveshja nuk e mbron Greqinë nga irredentizmi i fqinjit të saj verior, shkruan “Ekathimerini”.

Kammenos, duke folur në Kongresin e Forumit Rinor të partisë së tij, tha se partia e tij, “Grekët e Pavarur”, do e linte aleancën me “Syriza”-n dhe se ministrat e partisë së tij do të jepnin dorëheqjen, por shtoi se nëse Demokracia e Re e opozitës do paraqiste një mocioni mosbesimi, ai nuk do të votonte për të.

Marrëveshja për emrin e ka ndarë vendin dhe ka pasur një ndikim negativ, këmbënguli Kammenos.

Kammenos sulmoi gjithashtu ish-Ministren e Jashtme dhe deputeten e “Demokracisë së Re”, Dora Bakojanis, motra e kreut të opozitës, Kyriakos Mitsotakis, duke thënë se emri “Maqedonia e Veriut” ishte një projekt i saj. Ai gjithashtu sulmoi edhe ish-ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, i cili negocioi marrëveshjen e emrit.

“Ky djalosh, i cili drejton një guackë të një partie, nuk e di ku i merr paratë, kritikon partinë tonë. I them atij, drejtpërdrejtë dhe qartë: Ne jemi në politikë për të larguar tipat si Kotzias, të pa zgjedhur nga populli grek “.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *