Pas deklaratave të Erion Veliajt se është me studentët, ndërsa mburrej për zhvillimin urbanistik të Tiranës, vjen reagimi nga opozita.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzon kryebashkiakun se fajtorin kryesor për gjendjen e konvikteve në Qytet Studenti.
Zhupa thotë se vendim të Këshillit të Ministrave, shoqëria e administrimit të konvikteve ka kaluar nën administrimin e bashkisë së Tiranës, që prej vitit 2016.
“Kushti i 6 i studenteve lidhet me mjerimin qe kane ne konvikte dhe ne Tirane kjo gjendje ka vules Erjon Veliaj dhe dhendrit te Fatmir Xhafes, vartes i tij.
Mjerimi i konvikteve te Qytetit Studenti e ka emrin Erjon Veliaj, administratori i 100% te aksioneve te kesaj shoqerie publike. Nje nga kushtet e studenteve lidhet pikerisht me shkaterrimin total te mundesise per jetese dinjitoze ne konvikte. Konviktet jane turpi i keqmenaxhimit te bashkise Tirane dhe nderkohe Veliaj na thote qe eshte dakort me studentet!!!
Me VKM nr.335, date 4.5.2016 kjo shoqeri administrimi ka kaluar nga varesia e Ministrise se Zhvillimit Ekonomik , Turizimit , per tek Bashkia Tirane me qellim per te rritur me shume efikasitetin e manaxhimit te ketyre godinave.”, shkruan Zhupa.
Por jo vetëm kaq. Zhupa, e cila ka publikuar edhe dokumentet, thotë se Veliaj ka zgjedhur në Bordin e Administrimit dhëndërin e Fatmir Xhafajt Ditjon Babocin, Anuela Ristani dhe Plarent Ndrecen ish-sekretarin e përgjithshëm të Lindita Nikollës.
Duke iu referuar të dhënave të KLSH-së, kjo shoqëri e administrimit të konvikteve sipas Zhupës, ka abuzuar me fondet publike duke dëmtuar buxhetin e shtetit.
“Me vendimin nr. 27004 date 8.9.2016
Veliaj ka zgjedhur treshen e tij si Bord te Administrimit. Skema e keqmenaxhimit ka si Bord Administrimi: dy drejtore te Erjonit, dhendrin e Fatmir Xhafes Ditjon Baboci dhe Anuela Ristani, dhe Plarent Ndrecen ish sekretarin e pgj te Lindita Nikolles, sot Krye-inspektor i Mjedisit në Ministrinë e Mjedisit.
Kjo treshe e perzgjedhur nga Erioni Betoni eshte ne krye te administrimit, me pergjegjesi direkte per gjendjen e mjerueshme te qytetit studenti dhe abuzimin me miliona me tenderat. Sipas KLSH ne raportin e saj te auditimit ky institucion evidentohet per abuzimet me fondet publike dhe demin qe i shkakton buxhetit te shtetit.”, shkruan zëdhënësja e PD-së.