Vendosni fjalën kyçe....

“Pse bëni si Luli kur ishte në çadër?”, Rama vë studentët në lojë


Kryeministri Edi Rama nuk i jep fund postimeve nëpër rrjete sociale, për të ftuar studentët në dialog. Së fundmi ai i ka vënë në lojë studentët, duke i krahasuar ata me kreun e opozitës Lulzim Basha.

Sipas Ramës, studentët po veprojnë njëlloj si Basha kur ai ishte në çadër ndërsa nuk ngurron të shtojë se në fund doli kundërshtari i tij doli i humbur.

“S’jeni Luli? Po atëherë pse bëni ekzaktësisht si Luli që futet në çadër e bërtet, s’dua dialog, plotëso kërkesat se s’dal nga çadra!? Ikën nga Kuvendi e bën të njëjtën gjë, plotësoji se s’vij! E pastaj në fund vetëm humbet! Kush ju kërkon pazare? Unë jo njëherë. As negociata, DIALOG”, shkruan Rama, duke sulmuar edhe studentët edhe kreun e opozitës në një postim.

Më herët në “Instagramstory”, Rama publikoi një thënie mjaft drastike e cila kërkon ose vdekjen ose dialogun.

“Na duhet të përballemi me faktin që ose do të vdesim të gjithë sëbashku, ose do të mësojmë të jetojmë sëbashku dhe nëse kemi ndërmend të jetojmë sëbashku, ne duhet të dialogojmë.”, tha Rama, një thënie kjo e Eleanor Roosevelt.

Pavarësisht se prej më shumë se një jave u kërkon studentëve dialog, kryeministri Edi Rama e ka bërë këtë përmes batutave ironike dhe duke vënë studentët në lojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *