Vendosni fjalën kyçe....

Rama e tepron me kërkesën për studentët: Ose të vdesim, ose të dialogojmë


Kryeministri Edi Rama nuk ndalet me kërkesat për dialog, ndërkohë që poshtë zyrës së tij studentët protestojnë.

Fillimisht publikoi një foto në rrjetet sociale, ku tregohen studentë amerikanë që kërkojnë dialog me qeverinë.

“Foto nga një protestë e famshme e studentëve në SHBA, ku pasi protestuan me këmbëngulje duke kërkuar Dialog&Transparencë, studentët arritën t’i ulin në tryezë autoritetet dhe morën një marrëveshje të favorshme”, shkruan Rama krahas fotos.

Më pas në “Instagramstory”, Rama publikon një thënie mjaft drastike e cila kërkon ose vdekjen ose dialogun.

“Na duhet të përballemi me faktin që ose do të vdesim të gjithë sëbashku, ose do të mësojmë të jetojmë sëbashku dhe nëse kemi ndërmend të jetojmë sëbashku, ne duhet të dialogojmë.”, tha Rama, një thënie kjo e Eleanor Roosevelt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *