Liverpuli ka marrë një fitore të madhe në Premierligën angleze duke mundur në fushën e tij Mançesterin e trajnerit Murinjo.
Ka qenë një sfidë që është vendosur nga shqiptari Xherdan Shaqiri, që me dy golat e tij i ka dhënë fitoren ekipit që drejtuar nga trajneri Klop.
Liverpuli ruan kryesimin në Premierligë duke qenë një nga kandidatë kryesorë për titullin kampion, që mungon në raftin e klubit që prej vitit të largët 1990.
Gara në majën e renditjes është mjaft e ashpër duke qenë se përvec Mançester Sitit, që është vetëm një pikë larg, në garë për titullin janë edhe Totenhem dhe ndoshta edhe Çelsi.
Mançester arriti të barazojë golin e parë të Liverpulit, por më pas Xherdan Shaqiri arriti të gjejë rrugën e rrjetës dy herë të tjera në minutat 73 dhe 80 të lojës. Liverpuli mbetet i pathyeshëm në “Anfield Road”, ku deri tani nuk e njeh humbjen ndërsa është ekipi i vetëm ende pa asnjë humbje në Premierligë.
https://www.youtube.com/watch?v=mlWLjbBLOhg