Vendosni fjalën kyçe....

“Thaçi po valëvit flamurin e Serbisë së Madhe për Vuçiçin. Rama një nga nismëtarët” – Berisha


Në një intervistë për austriaken “Der Standard”, ish-kryeministri Berisha, ka deklaruar se presidenti i Kosovës, Thaçi, është duke valëvitur flamurin e Serbisë së Madhe, një projekt 30-vjeçar i vendit ballkanik dhe në këtë nismë është duke u nxitur nga kryeministri i Shqipërisë, Rama.

Ai theksoi se ideja e Serbisë së Madhe ka qenë përherë burim i jostabilitetit, luftës dhe konfliktit në rajon.

“Por të mendosh se Thaçi ose Vuçiq mund të ndryshojnë kufijtë, nuk është një ide e mirë. Thaçi tani luan flamurin e Serbisë së Madhe në emër të Vuçiçit. Thaçi, megjithatë, nuk ka mbështetje në Kosovë. Nuk ka asnjë parti apo institucion tjetër përveç Presidencës për këtë iniciativë, e cila është nisma e Serbisë për 30 vjet. Thaçi përpiqet të shesë një projekt si shqiptar, i cili gjithmonë ishte serb.” – thekson ai.

Berisha thotë më tej se ka edhe në Bashkimin Evropian zyrtarë që po e nxisin idenë e ndarjes së Kosovës dhe nëse ata duan që kjo të ndodhë duhet të thërrasin një konferencë ndërkombëtare për të vendosur kufizime të reja.

Sipas Berishës, në Shqipëri kryeministri Rama është një mbështetës i korrigjimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës edhe pse nuk ka asnjë mbështetje në vend dhe as në partinë e tij ndërsa rezulton se ai është një nga nismëtarët e këtij projekti. Ndërsa ai ndërmjetësi i kësaj çështjeje mund të jetë miliarderi George Soros.

Ndër të tjera Berisha thekson se Rama po përpiqet të përdorë Kosovën për t’i bërë presion BE-së, por kjop është jo vetëm e gabuar por edhe e dëmshme në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

VINI RE: Citimet janë marrë nga “Gazetaexpress”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *