Berati dhe Kukësi janë qytetet e para ku ka nisur të zbatohet vendimi i qeverisë për mbylljen e basteve sportive dhe kazinove.
Me afrimin e afatit përfundimtar që shënohet më 31 dhjetor, kuket se pronarët kanë vendosur të mos presin ditët e fundit për të mbyllur bizneset që do të konsiderohen të paligjshme.
Në rrugët e lagjes “30 Vjetori” në Berat janë mbyllur një pjesë e bizneseve të llotove dhe basteve.
Në Kukës, kanë mbetur vetëm pak pika të basteve sportive që po shfrytëzojnë edhe javët e fundit për të zhvilluar aktivitetin.
Duke nisur nga data 31 dhjetor, të gjitha kazinotë elektronike dhe pikat e basteve sportive do konsiderohen të paligjshme.