Katër autobusë janë studentë janë nisur drejt Tiranës për protestën e sotme të studentëve. Mësohet se nga Korça janë nisur rreth 200 studentë që prej orës 04:00 të mëngjesit, për protestën e sotme para Kryeministrisë.
Në ditën e 13-të të protestës, studentët kanë paralajmëruar se sot protesta do të bëhet masive.
Në rrjetet sociale po u bëhet thirrje pjesëmarrësve të marrin tullumbace të mbushura me bojë të zezë.
Mendohet se tullumbacet studentët do i hedhin drejt Kryeministrisë për t’i njollosur muret me të zezë në mënyrë simbolike.
Duket se të rinjtë në Korçë i janë përgjigjur thirrjes së kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila ditën e djeshme gjatë takimin me strukturat e LSI-së në Korçë u kërkoi të rinjve të merrnin pjesë në protestë.
“Protesta e studentëve është një mësim shumëi mirë për ne. Është një mësim shumë i mirë për të kuptuar se kur jemi të gjithë bashkë nuk na ndalon dot askush, se kur jemi bashkë i japim forcë dhe besim njëri tjetrit, bëjmë diçka në funksion të gjithë shoqërisë.”, tha Kryemadhi një ditë më parë në Korçë.
Rreth orës 08:30 ka nisur grumbullimi i studentëve nëpër fakultete në kryeqytet, e më pas studentët do të nisin marshimin drejt Kryeministrisë ku do të mblidhen rreth orës 10:00 si zakonisht.